BallinaLajmeAlbin Kurti: Sot i ndajmë postet

Albin Kurti: Sot i ndajmë postet

Të ngjajshme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për të zhvilluar bisedimet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, lidhur me finalizimin e marrëveshjes.

Kurti nuk ka konfirmuar nëse gjithçka ka përfunduar sa i përket marrëveshjes, pasi ka thënë se shpreson e beson që do të bëhet një gjë e tillë sot, shkruan Reporteri.net

Mirëpo, për një gjë, Kurti është shprehur i sigurt. Sipas tij, Qeveria e re do t’i ketë 12 ministri dhe pozitat do të diskutohen sot.

“Sot do të vazhdojmë bisedimet për krijimin e një qeverie ku unë si kryeministër i ri do t’i kem 12 ministri. Këto bisedime do t’i zhvillojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën. Ne kemi harmonizuar programin tonë në 100%. Shpresoj e besoj që, qysh jemi marrë vesh për programin, sot do të merremi vesh për ndarjen e përgjegjësive për këto ministri”, ka thënë Kurti para takimit me Mustafën.

Ndërkohë, vlen të theksohet se kreu i LDK-së e askush nga partia e tij, akoma nuk kanë ardhur në Kuvend, ndonëse takimi ishte paraparë të niste në orën 14:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz