back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti: Nëse nuk arrihet koalicioni me LDK-në, Kosova mund të shkojë...

Albin Kurti: Nëse nuk arrihet koalicioni me LDK-në, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje

Të ngjajshme

NATO: Nuk ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kosova

NATO-ja ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka...

Arrestohet një burrë në Gjakovë, dyshohet se sulmoi dy gra

Një burrë është arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi dyshohet...

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqipëri 61-vjeçari italian

Një 61-vjeçar italian është arrestuar në Shqipëri pasi i...

Kosova ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet e parakohshme pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Këto zgjedhje u fituan nga Lëvizja Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin.

Në një intervistë për  TCH në Prishtinë, Albin Kurti ka folur edhe për mardhëniet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Po ashtu Kurti ka thënë se dëshiron që të ketë koalicion me LDK-në dhe beson në këtë koalicion, mirëpo ka shtuar nëse kjo nuk ndodh atëherë vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje.

TCH: Cili është mesazhi juaj për shqiptarët në Shqipëri dhe si shikoni ti ndërtoni mardhëniet me Kryeministrin Edi Rama?

Albin Kurti: Unë besoj që do të bashkëpunojmë mirë, unë e njoh kryeministrin e Republikës së Shqipërisë kemi nevojë që ato marrëveshje që deri tash janë nënshkruar sa më shumë ti zbatojmë.

Unë besoj do të kishte qene mirë të kemi komisione qeveritare sa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes së sigurisë dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, por gjithashtu edhe një regjistër të përbashkët civil dhe të bizneseve. Si dhe Kosova dhe Shqipëria kanë hapësirë mundësi që  të integrohen me njëra-tjetrën shumë më shumë se saç aktualisht është rasti, prandaj unë i gëzohem bashkëpunimit që do të kem me Republikën e Shqipërisë sepse edhe nevojat e qytetarëve  edhe vullneti im është për këtë gjë.

LEXO EDHE: Profesori nga Skenderaj i shkruan letër Albin Kurtit (FOTO)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz