back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaShowBizAlbin Kurti kujton legjendat e grupit “MAK” në 22 vjetorin e vdekjes

Albin Kurti kujton legjendat e grupit “MAK” në 22 vjetorin e vdekjes

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Sot shënohet 22 vjetori i vdekjes së dy anëtarëve të grupit Haki Misini dhe Mehmet Tupella.

Vokalisti dhe bateristi thuhet të jenë vrarë në qytetin e Mitrovicës vetëm disa orë para nënshkrimit të marrëveshjes për ardhjen e forcave të NATO-s në Kosovë në kohën e luftës.

- Advertisement -

Rok grupi “MAK” është formuar në vitin 1973 dhe ka funksionuar deri në vitin 1978 dhe gjatë kësaj kohe kanë lënë këngë të paharrueshme.

Theksojmë se, njëri nga projektet muzikore që dëgjohet edhe në ditët e sotme është “Moj e mira te pojata”.

Postimi i plotë i kryeministrit Albin Kurti pa ndërhyrje:

Sot 22 vite pa ikonën e rok muzikës Haki Misini

Dy anëtarë të grupit MAK, vokalisti Haki Misini dhe bateristi Mehmet Tupella, janë vrarë gjatë luftës së fundit 1998-1999 në qytetin e Mitrovicës, tri orë para se të nënshkruhej marrëveshja për ardhjen e forcave të NATO-s në Kosovë.

Trupi i këngëtarit Haki Misini u gjet në Suhodoll të Mitrovicës në vitin 2005, ndërsa Mehmet Tupella ende rezulton i zhdukur. Trishtimin që përjetoi familja, e shpjegon në një dokumentar edhe Urimi, djali i Haki Misinit.

Rok grupi MAK u formua në vitin 1973 dhe ka funksionuar deri në vitin 1978. Gjashtë anëtarët e këtij grupi ishin: Haki Misini, Mehmet Tupella, Rexhep Ismajli-Bulli, Halil Bajraktari, Sedat Isufi dhe Xhevdet Gashi. Grupi “MAK”, konsiderohet ndër grupet me krijimtari të mirëfilltë e të pasur të rok muzikës në Kosovë me merita të mëdha për popullarizimin e rok muzikës në vendin tonë.

Këngët e Hakiut vazhdojnë të interpretohen edhe sot nga artistë të ndryshëm, si “Moj e mira te pojata”, “Në syrin tënd pash një lot”, “Idila verore”, “Tri gota”, “Qenke rritë moj s’të zen këmisha”, dhe shumë këngë të tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz