Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka uruar postin presidentes së sapozgjedhur, Vjosa Osmanit, derisa ka falënderuar edhe deputetët që e votuan atë.
Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se Qeveria Kurti tashmë ka themeluar të gjitha institucionet, teksa ka paralajmëruar për një “epokë të re”, shkruan Gazeta Express.
“Falënderoj të gjithë deputet që votuan për zgjedhjen e presidentes së re. Ne tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi future në një epokë të re qëndrueshmërie dhe prosperiteti të popullit të Kosovës”, shkruan i pari i ekzekutivit në postimin e tij.
“Urime Vjosa Osmanit postin e presidentit”, thuhet tutje.
Vjosa Osmani, në raundin e tretë të votimit në seancën për zgjedhjen e presidentit, ka arritur të zgjedhet presidente me 71 vota për. Kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta, nuk mori asnjë votë për postin e të parit të vendit. /Gazeta Express/