BallinaRegjionaleDrenasAlbin Kurti: Fatmiri i Drenicës në VETËVENDOSJE!

Albin Kurti: Fatmiri i Drenicës në VETËVENDOSJE!

Të ngjajshme

“Çfarë kulture gjuha sllave?” – Plas keq debati mes Mozës dhe Adit

Një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Mozës dhe...

Besnik Tahiri: AAK nuk merr pjesë ne seancën për Presidentin

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka...

“Game Over” për Militaon, humbet Kupën e Botës

Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao është lënduar përsëri. Lëndimi...

Albin Kurti ka prezantuar prurjen e re në Lëvizjen Vetëvendosje. Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka shkruar për biografinë e tij.

Në postimin e Kurtit shkruan:

Fatmiri i Drenicës në VETËVENDOSJE!

Fatmir Istogu ka qenë një nga aktivistët më të shquar në organizimet ilegale politike të viteve 1980-1990. Si një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes në Drenicë, ai ka dhënë një kontribut të pashoq për shpërndarjen e idesë së Republikës së Kosovës ne Drenicë dhe rajonet përreth. U arrestua në vitin 1989, pas organizimit të demonstratës së 27 marsit 1989 në Skënderaj, por qëndroi i paepur në burg dhe nuk dha asnjë informacion. Gjatë luftës në Kosovë ka qenë i autorizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rekrutimin e vullnetarëve nga Zvicra. Pas luftës Fatmiri ka punuar si oficer për informim publik në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, kurse për dy vite ka qenë edhe kryesues i Kuvendit të Komunës së Drenasit. Me Fatmirin forcohet edhe më tej Lëvizja VETËVENDOSJE! në Drenicë. E mirëprita bashkë me Sabri Kiçmarin dhe Enver Dugollin. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz