BallinaLajmeAlbin Kurti emëron edhe dy këshilltar politik

Albin Kurti emëron edhe dy këshilltar politik

Të ngjajshme

Situata në Iran, Jasir Asani: Shpresoj të qetësohet gjithçka dhe të kthehemi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani i ftuar...

Kur nuk shënon, pëson! Lecce e Ramadanit merr një fitore të artë në udhëtim

Skuadra e Lecce ka shënuar fitore 2:3 ndaj Sassuolos...

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, këshilltar politik, z. Jeton Zulfaj.

Z. Zulfaj mban titullin Master i Shkencave në Çështje Evropiane, me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Universiteti i Lund-it në Suedi. Është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm.

Ka qenë vullnetar, aktivist dhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte të shumta në përmirësimin e politikave publike në integrimet evropiane, në prokurimin publik dhe politikat kundër korrupsion.

Pos Zulfajt, kryeministri Kurti sot ka emëruar edhe z. Agon Hamza, këshilltar politik. Me këtë rast, Kryeministri Albin Kurti, z. Hamza i ka uruar punë të mbarë në detyrën e re.

Agon Hamza ka përfunduar studimet e doktoratës në Filozofi, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Lubjanë, Slloveni. Është autor i disa librave dhe eseve e artikujve filozofik dhe mendimit politik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz