back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditAl Khelaifi e përmbushi misionin e tij me PSG-në, presidenti i parisienëve...

Al Khelaifi e përmbushi misionin e tij me PSG-në, presidenti i parisienëve me fjalë të mëdha pas triumfit në LK

Të ngjajshme

Stërvitje multinacionale në Camp Novo Selo, KFOR forcon gatishmërinë dhe sigurinë

Soldatë multinacionalë nga Joint Logistics Support Group (JLSG) dhe...

Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut

Ka nisur punimet Kuvendi i LDK-së. Në këtë Kuvendi,...

E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, ka festuar me emocione të mëdha fitoren historike 5-0 ndaj Interit në finalen e Ligës së Kampionëve në Allianz Arena.

Triumfi i madh i dha PSG-së titullin e parë në këtë garë, pas shumë vitesh përpjekjesh dhe zhgënjimesh në Evropë.

“Jam jashtëzakonisht krenar për këtë fitore madhështore. Është një moment historik për PSG-në, futbollin francez dhe qytetin e Parisit”, tha Al-Khelaifi.

Ai vlerësoi përkushtimin dhe frymën e bashkuar që çoi klubin në këtë sukses. “Ky është kulmi i një pune të përbashkët shembullore”.

Presidenti i PSG-së nuk la pa falënderuar lojtarët, trajnerin Luis Enrique, drejtorin sportiv Luis Campos dhe të gjithë stafin që kanë ndërtuar këtë projekt ambicioz.

“Ky trofe i përket tifozëve tanë të përkushtuar dhe të gjithë atyre që nuk hoqën dorë nga ëndrra jonë evropiane”, shtoi ai.

Në fund, Al-Khelaifi theksoi se ky sukses është për të gjitha brezat që kanë qenë pjesë e historisë së PSG-së dhe se ky është një nder i madh për qytetin e Parisit.

“Ky titull është për të gjitha brezat e lojtarëve, trajnerëve dhe udhëheqësve që formësuan historinë e PSG-së. Është një gëzim dhe nder i madh për Parisin, institucionin tonë dhe të gjithë ata që kanë mbështetur kuqeblutë gjatë viteve”, tha Al-Khelaifi. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz