Pak ditë pasi u shpall fajtor për organizim transporti me qëllim prostitucioni, reperi i njohur Sean Combs, i njohur si P Diddy, është sërish në qendër të akuzave dhe këtë herë, pretendimet janë edhe më të rënda.
Një padi e re civile, e ngritur nga një burrë anonim, akuzon Diddyn për sjellje abuzive dhe përdorim të detyruar të substancave narkotike gjatë një takimi në Los Angeles në vitin 2020. Sipas padisë, ngjarja ndodhi në një depo ku ruheshin rrobat e reperit të ndjerë Notorious BIG. Aty, Diddy thuhet se detyroi të pranishmit të konsumonin ketaminë, duke shkaktuar kaos dhe sjellje të papërmbajtura.
Por pretendimet më shqetësuese lidhen me atë që ndodhi më pas: paditësi deklaron se ka mbetur vetëm në një dhomë me reperin, i cili, sipas tij, filloi të shikonte pornografi dhe më pas u përfshi në akte të pahijshme me një bluzë të Biggie-t, përpara se të largohej, duke bërë një koment makabër: “U prehsh në paqe, Biggie.”
Padia përfshin edhe një incident të mëparshëm, që daton në vitin 2005, ku i njëjti burrë pretendon se është sulmuar seksualisht nga Diddy dhe është fyer rëndë emocionalisht.
Reperi, i cili u lirua nga akuzat për trafikim të qenieve njerëzore vetëm një javë më parë, por u dënua për organizim prostitucioni, rrezikon deri në 10 vjet burg. Ndërkohë, imazhi i tij publik po shembet me çdo akuzë të re.
As vetë muzika nuk po e mbulon më zhurmën që vjen nga dosjet gjyqësore të Sean Combs.