back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeAkuza në drejtim të Komandës së FSK-së dhe Ramës për gradime klanore

Akuza në drejtim të Komandës së FSK-së dhe Ramës për gradime klanore

Të ngjajshme

Ballkani mes dronëve të NATO-s dhe raketave nga Lindja

Modernizimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor nuk është thjesht çështje...

E veshur shkurt dhe provokuese, Luana ‘ndez’ rrjetin me imazhet e fundit

Luana Vjollca është një nga moderatorët me të dashura...

Vrasje në tentativë në Vushtrri, dy të dyshuarit ikin nga vendi i ngjarjes

Në Nadakovc të Vushtrrisë dy persona pas një mosmarrëveshje...

Më 21 janar të vitit 2009, Hysen Geci kishte kaluar procedurat dhe ishte përzgjedhur që të vazhdojë misionin e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Si nënkolonel i TMK-së, ai thotë se u pranua me të njëjtën gradë, por pak ditë më vonë atij do t’i kumtohej lajmi se grada e tij ishte ulur në atë të majorit, ashtu siç kishte ndodhur me shumicën prej pjesëtarëve që u përzgjodhën për të qenë pjesë e FSK-së.

9 vjet shërbeu nën uniformën e FSK-së, por vetëm në vitin 2013, arriti ta kthejë gradën e tij.

Për gjithë këto vite në FSK, ai u gradua vetëm njëherë.

Rregullorja për Zhvillimin e Karrierës së Pjesëtarëve të FSK-së, neni 13, përcakton mes shumë kriteresh edhe kriterin e gradimeve në kohë minimale të qëndrimit në një gradë prej 3 vjetësh.

Po ashtu, sipas rregullores, autoritet për gradimin/emërimin e pjesëtarëve të FSK-së që nga grada e ushtarit e deri në gradën e Kolonelit, janë Bordet për Emërime dhe Gradime, të cilat bëjnë gradimin e pjesëtarëve të FSK-së, duke pasur parasysh vendet e lira, si dhe kriteret e përgjithshme.

Për këto arsye, Geci ka akuzuar Komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, duke thënë se zyra e tij ka bllokuar gradimin tij, madje ka thënë se gradimet ndodhin vetëm sipas interesave personale e klanore të gjeneral Ramës.

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës i është përgjigjur KTV-së, vetëm përmes postës elektronike, duke thënë se Bordet për Emërime dhe Gradime e kanë shqyrtuar dosjen e Gecit edhe pas gradimit në gradën e Nënkolonelit.

“Bordet për Emërime dhe Gradime e kanë shqyrtuar dosjen e Nënkolonel Gecit, por gradimi i mëtejshëm i tij nuk ka qenë i mundur, për shkak të kritereve të lartpërmendura dhe kapaciteteve të pamjaftueshme të vendeve të lira në strukturën organizative të FSK-së. Rregullorja Nr. 05/2016 për Zhvillimin e Karrierës së Pjesëtarëve të FSK-së parasheh edhe të drejtën për ankesë. Ish-Nënkolonel Geci përgjatë kësaj periudhe kohore asnjëherë nuk ka parashtruar ndonjë ankesë lidhur me procesin e gradimit”.

Bllokimi i procesit të gradimeve kanë lënë Komandën e Forcave Tokësore tash e tre vjet pa komandant.

Më 18 mars të vitit 2015, në krye të zinxhirit komandues të Forcës së Sigurisë së Kosovës kishte ardhur gjeneral-lejtnant Rrahman Rama, i cili deri në atë kohë kishte udhëhequr Komandën e Forcave Tokësore. Që nga ajo ditë, shtylla kryesore e Forcës, që është KFT-ja, ka mbetur nën udhëheqjen e zëvendëskomandantit të saj, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli. Derisa Hazrolli është vetëm ushtrues detyre, gjeneral Rama kohë më parë ka mohuar se kjo pozitë është ngrirë nga ai, por sipas tij, pozita ka mbetur pa u plotësuar për shkak të pritjeve të transformimit të FSK-së në FAK.

Ministria e FSK-së ka bërë të ditur po ashtu se në rastin konkret pozita e Komandantit të Forcës Tokësore, për të cilën parashihet grada Gjeneralmajor, është në procesin final të përzgjedhjes.

E nënkolonel Geci, i frustruar me zhvillimet brenda Forcës ka refuzuar edhe gradën Medaljen e Karrierës dhe Urdhër Avancimin në gradën e nderit- Kolonel, që iu dha në momentin e pensionimit të tij.

Forca e Sigurisë Kosovës ka gjithsej 15 grada, duke nisur nga grada më ulët ushtar deri tek ajo më e larta gjenerallejtnat, të cilën aktualisht e ka vetëm Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz