back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeAktorja padit qeverinë shqiptare, kërkon ndalimin e përdorimit të imazhit të saj...

Aktorja padit qeverinë shqiptare, kërkon ndalimin e përdorimit të imazhit të saj për “Diellën”

Të ngjajshme

Pse ka rënë euro në Shqipëri

Faktori i dytë më i zgjedhur nga ekspertët e...

QKUK-ja pastron rrënojat pranë Pulomologjisë: Paraqitej rrezik për pacientët dhe stafin

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njoftoi se ka...

Albin Kurti i kujton aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladinin në 19 vjetorin e vrasjes

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Vetëvendosjes,...

Aktorja Anila Bisha ka paditur qeverinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon që imazhi i saj të mos përdoret më për figurën virtuale “Diella”, deri sa të përfundojë procesi gjyqësor.

Padia është ngritur kundër Këshillit të Ministrave, AKSHI-t dhe kompanisë private të përfshirë në projekt. Aktorja pretendon se pamja e saj është përdorur pa lejen e duhur për të krijuar figurën e ashtuquajtur “ministre virtuale” Diella.

Sipas saj, kontrata që kishte me kompaninë Aleat lejonte përdorimin e imazhit vetëm për asistenten virtuale në platformën e-Albania dhe vetëm deri në fund të vitit 2025. Në marrëveshje, sipas aktores, nuk parashikohej përdorimi i imazhit për krijimin apo promovimin e një “ministre virtuale”.

Për këtë arsye, ajo kërkon që gjykata të ndalojë përdorimin e imazhit të saj deri në përfundimin e çështjes.

Të Fundit

Sport

ShowBiz