BallinaShowBizAktori i njohur francez kërkon vetvrasjen e asistuar në moshën 43 vjeçare

Aktori i njohur francez kërkon vetvrasjen e asistuar në moshën 43 vjeçare

Të ngjajshme

Isaksen i ‘shuan’ ëndrrat e Milanit për Scudetto

Ëndrra e Milanit për titull u shua shpejt, pasi...

Lazio i prish punë Milanit, e mposht në “Olimpico”

Në kuadër të javës së 29-të të Serie A,...

“makazze” shpallet lojtari i turneut, pas triumfit të madh në ESL Pro League me NaVi

Përpos trofeut, ylli kosovar Drin “makazze” Shaqiri është shpallur...

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

Aktori francez, regjisori i teatrit francez dhe artisti vizual, Arnaud Denis , ka vendosur të vdesë në Belgjikë me anë të vetëvrasjes së asistuar në moshën 43-vjeçare. Ai e shpjegon këtë duke thënë se dëshiron t’i japë fund vuajtjeve të tij pas një operacioni për një hernie inguinale tre vjet më parë, i cili e ka lënë me pasoja të rënda dhe përkeqësim fizik, duke e penguar të jetojë një jetë normale.

“Nuk mund të dal më nga shtëpia. Nuk kam jetë shoqërore. Nuk kam më jetë fare. Kam humbur gjithçka që përbën dinjitetin njerëzor. Dhe po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Mjekët nuk kanë asgjë më për të më ofruar”, i tha ai gazetës franceze L’Est Républicain në fillim të kësaj jave.

Aktori kishte instaluar një implant, një protezë, në vitin 2023, e cila u hoq në Shtetet e Bashkuara në prill të vitit 2024 pas komplikacioneve dhe efekteve anësore të mëdha. Edhe pse për shumicën e pacientëve ky operacion është i thjeshtë, siç shkruan Le Monde , disa përjetojnë efekte anësore, duke përfshirë dhimbje kronike që mund të dëmtojnë cilësinë e jetës, aktivitetet e përditshme ose punën, dhe sipas studimeve, kjo u ndodh midis 0.5 dhe 6 përqind të pacientëve.

Megjithatë, për Denisin, ky operacion u shndërrua në një makth./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz