Është riaktivizuar njëri nga vullkanet më të mëdhenj në botë që gjendet në gadishullin Kamçatka në lindje të Rusisë.
Departamenti Gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave, ka njoftuar se është duke u hedhur hiri në një lartësi prej 6.5 kilometra mbi nivelin e detit.
“Vullkani Kljucevskoj ka hedhur hi në lartësi 6.5 kilometra mbi nivelin e detit dhe reja e hirit është përhapur 70 kilometra në veriperëndim të vullkanit”, thuhet në njoftim.


