back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeAktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të 12 kg narkotikë në Prizren

Aktakuzë ndaj tre personave për shitblerje të 12 kg narkotikë në Prizren

Të ngjajshme

Valon Ademi shpallet Biznesmeni i Vitit 2025 në Shqipëri nga “Koha Jonë”

Biznesmeni kosovar Valon Ademi është shpallur “Biznesmeni i Vitit...

Behrami: PDK nuk ka vija të kuqe me partitë shqiptare, por vetëm me ato serbe

Ish-deputeti, njëherit kandidati për deputet të Partisë Demokratike të...

Manchester United dhe Chelsea i vihen pas yllit të ri të Premierligës

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë në garë për të...

Me simbole dhe flamuj kombëtarë, qytetarët ia mësyejnë protestës në Shkup

Shumë qytetarë i janë bashkuar sot protestës që pritet...

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, N.I., E.M., dhe H.H., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga marsi 2025, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.I. fillimisht ka shitur 972 gram marihuanë në afërsi të fshatit Landovicë për 2,400 euro, ndërsa më pas, më 7 mars, në bashkëpunim me E.M. dhe H.H., kanë shitur 10,510 gram marihuanë me vlerë 25,000 euro, duke u arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës. Pas bastisjeve, policia ka sekuestruar edhe 1,218 gram marihuanë, dy peshore, 3,965 euro, dy vetura (“Audi” dhe VW “Bora”), si dhe një pistoletë 7.62 mm M57 me fishekë dhe pajisje pastrimi.

Prokuroria ka propozuar konfiskimin e mjeteve dhe sendeve të përdorura për kryerjen e veprës penale dhe kërkon që të pandehurit, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz