back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeAktakuzë ndaj dy burrave nga Klina që i rrahën policët

Aktakuzë ndaj dy burrave nga Klina që i rrahën policët

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për shkak të sulmit ndaj dy policëve.

P.GJ. dhe L.GJ akuzohen se më 12 tetor, rreth orës 08:20, në fshatin Gllarevë të Klinës, kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht dy policër, N.G. dhe H.B., shkruan Gazeta Sinjali.

“Derisa zyrtarët policor ishin nisur drejt vendit të ngjarjes në fshatin e lartcekur, ku kishte ndodhur një aksident trafiku dhe ishin krijuar kolona të gjata të automjeteve, të njëjtit vërejnë një veturë e cila ishte duke tejkaluar në vijën e plotë, të cilën e ngiste i pandehuri L.GJ, e si pasagjerë ishte i pandehuri tjetër P.GJ, ku pasi ndalohen nga zyrtarët policor dhe ju merren dokumentet për shqiptimin e gjobës, dy të pandehurit dalin nga vetura dhe fillojnë t’i sulmojnë fizikisht zyrtarët policor, duke ju shkaktuar të dëmtuarve lëndime të lehta trupore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz