Një fëmijë është aksidentuar te Ministria e Arsimit. Kështu ka njoftuar kryetari i Bashkësisë Lokale zona Prishtinë, Sadudin Hasani.
Hasani ka publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
“Në orën 10:31 sot u aksidentua një fëmijë te Ministria e Arsimit, britma e tij ishte shumë e fuqishme/ Dita e sotit ka me qenë ndër ditët më të tmerrshme në jetën e ati fëmiu, por pa dyshim edhe për ne të pranishmit aty kur dëgjonim gjëmat e ti! Lus Zotin që fëmija ti mbijetoj aksidentit dhe të shërohet shpejt!”, ka shkruar ai.
Policia ende nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me rastin.