back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeAksidentohet autobusi i shkollës, shqiptari kthehet në hero për fëmijët gjermanë (Video)

Aksidentohet autobusi i shkollës, shqiptari kthehet në hero për fëmijët gjermanë (Video)

Të ngjajshme

Vendimet urgjente të Kuvendit pas konstituimit të legjislaturës së re

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka theksuar se...

Reali publikon formacionin për derbin e Madridit

Real Madridi do të luajë sot ndeshjen e La...

Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës dhe qëndresës

Kryeministri në detyrë Albin Kurti mori pjesë në përkujtimin...

Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga Pejë – Kuqishtë

Reshjet e fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të guarve në...

Heroi i ditës në Gjermani është bërë një 47-vjeçar shqiptar pasi ka shpëtuar fëmijët në një autobus shkolle të aksidentuar.

Sipas Nwzonline.de, refugjati shqiptar, Avni Mehana, i cili jeton në Butjadingen bashkë me djalin e tij ndodhej në autobus kur ndodhi aksidenti.

Pasi autobusi doli nga rruga, 47-vjeçari theu njërin xham të autobusit duke ndihmuar fëmijët të dilnin një nga një të sigurt.

Autobusi me rreth 15 nxënës të shkollës fillore doli nga rruga në fshatin ndërmjet Langëarden dhe Ruhëarden, shkruan Dita.

Për fat të mirë, përveç panikut të shkaktuar, asnjë prej fëmijëve nuk u lëndua.

Sipas policisë, 47-vjeçari shqiptar pësoi disa lëndime gjatë operacionit dhe kishte sjellje shembullore.

Pavarësisht se në autobus ndodhej edhe shoferi gjerman 40-vjeçar, refugjati shqiptar tregoi shpirt human, shkruan nwzonline.de

Fëmijët të shokuar e duke qarë u hipën mbi një autobus tjetër. Më pas u përdorën dy makina të rënda, një vinç e një traktor për nxjerrjen e autobusit të aksidentuar nga kanali.

Të Fundit

Sport

ShowBiz