Aksidenti tragjik në Shqipëri, çifti që humbi jetën ishte martuar pak ditë më parë
dp

Lexo edheHaxhiu pret në takim ambasadorin britanik- diskutohet për zhvillimet e fundit politike dhe ngërçin institucional

Drejtuesi i automjetit, Kleo Vrioni dhe italiania Sara Brugentelli kishin kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, të dielën që shkoi.
Mbrëmjen e kaluar, çifti, së bashku me tre personat e tjerë që ndodheshin në makinë, kishin qenë në një lokal nate në zonën e Maminasit. Pas largimit nga lokali, ata janë nisur në drejtim të banesës së tyre në Katund të Ri.
Pak më vonë, në rrugën dytësore në Manzë, automjeti ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me një bordurë betoni. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit, Kleo Vrionin, si edhe dy pasagjerë të tjerë.

Lexo edheHaxhiu pret në takim ambasadorin britanik- diskutohet për zhvillimet e fundit politike dhe ngërçin institucional
Dy personat e tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 16-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit tragjik.