back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmeAksidenti me fatalitet në Gjilan: Katër vjet burgim për shkaktarin

Aksidenti me fatalitet në Gjilan: Katër vjet burgim për shkaktarin

Të ngjajshme

Arjana Musliu Shoshi falënderon nga zemra për mbështetjen e qytetarëve

Arjana Musliu Shoshi ka shprehur mirënjohje të thellë ndaj...

Elijona mes lotësh flet për sfidën me depresionin (VIDEO)

Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Elijona,...

Ganimete Musliu falënderon të gjithë për përkrahjen e deritanishme

Ganimete Musliu ka shprehur mirënjohje ndaj qytetarëve dhe përkrahësve...

77-shi i PDK-së, Shahin Dervishaj vlerësohet edhe nga analistët në studiot televizive

Shahin Dervishaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës me...
- Advertisement -

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me katër vjet heqje lirie të akuzuarin K. Z., pasi si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kishte shkaktuar aksident trafiku ku kishte vdekur një person dhe kishin mbetur të lënduar katër të tjerë.

- Advertisement -

I akuzuari më datën 04.07.2019, në ora 22:55, në rrugën Uglarë – Malishevë të Gjilanit, duke drejtuar automjetin e tij, ka hyrë në kthesë pa e përshtatur shpejtësinë e ngasjes, me shpejtësi 89 km/h, ndërsa shpejtësia e lejuar ka qenë 50 km/h, duke humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, pas së cilës godet veturën e markës Mercedes, të cilën ka qenë duke e drejtuar G. S., i cili pas plagëve të marra ndërron jetë, ndërsa të lënduar mbeten F. S., B. Z., A. Z. dhe Z. Z.

Me këto veprime i akuzuari K. Z., ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).  Gjykata përveç dënimit me burgim, ka shqiptuar edhe masën mbrojtëse ndaj të akuzuarit, ndalimi i  drejtimit të automjetit prej 1 viti, pas plotfuqishmërinë së aktgjykimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz