BallinaLajmeAksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, flet vëllau i viktimës

Aksidenti fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, flet vëllau i viktimës

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

McTominay nuk dorëzohet në garën për titull: Futbollit nuk i dihet

Scott McTominay thotë se ka bërë “shumë punë në...

Milani në top formë, i shënojnë dy gola të shpejtë Torinos

Milani ka rikthyer epërsinë ndaj Torinos në “San Siro”. Këtë...

Beto “parabullon” portierin e Chelseat, Evertoni në epërsi

Evertoni ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. Është Beto,...

Një person ka humbur jetën të shtunën pas një aksidenti që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Viktima është Naser Arifi, nga Bujanoci me vendbanim në Gjilan.

Ngjarja tragjike ndodhi në dalje të Malishevës.

I ndjeri u detyrua ta ndalte veturën në shiritin emergjent për shkak të një prishje.

Ai ishte goditur nga një kombi teksa po hynte në veturë.

E për rastin tragjik ka folur edhe Selami Arifi, i cili është vëllau i të ndjerit.

Arifi i cili punon në Francë tha për Klankosova.tv se nuk dëshiron personalisht që të merret me personin që shkaktoi aksidentin ku humbi jetën vëllau i tij.

Ai thotë se shteti duhet t’u japë dënim maksimal në rastet e tilla të aksidenteve.

“Shoferin as nuk e fali e as nuk e vras. Le t’i mbetet shtetit. Por, nuk dëshirojmë të zhdukemi si popull me këta shoferë. Ju lutem duhet të bëni presion mediatik tek shteti dhe qeveria, në mënyrë që të ketë dënim maksimal për këto raste se mbaruam”.

Selami Arifi thekson se në Francë, vendin ku jeton dhe punon nuk ka numër kaq të lartë të viktimave nga aksidenti sikurse në Kosovë.

“Në Francë ku jam dallimi me popullësi është 70 milionë banorë, por nuk bëhen kaq vdekje në komunikacioni. A e din ai zotëriu (shoferi) që katër jetim në shtëpi na i ka lënë ? Me një nënë 80 vjeçe e djali më i madh i ka 11 vjet”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz