Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën “C” në Prishtinë.
Si shkak i këtij aksidenti aksidenti i lëndaur mbeti një këmbësor.
Në lidhje me këtë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana tha se me rastin po merret njësia e Trafikut të kryeqytetit.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “C” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”./Lajmi.net/