BallinaLajmeAksident trafiku në Peran të Podujevës, humb jetën një person

Aksident trafiku në Peran të Podujevës, humb jetën një person

Të ngjajshme

Përmirësoni shëndetin mendor përmes fitnesit

Të gjitha llojet e aktiviteteve që mund të ndihmojnë...

Lëndohet Dembele, largohet shpejt në dhomat e zhveshjes

Skuadra e PSG-së është duke luajtur ndeshjen ndaj rivalit,...

Alban Lumi në “Favorit” e jep lajmin ekskluziv për Ligën e Parë

Analisti i emisioni sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:30, në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq një tjetër është lënduar.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Audi A3” dhe vetura e tipit “Golf II”, që të dyja me targa të Republikës së Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve pasi që është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për: A.Z. 43 vjeç, mashkull, shtetas kosovar, ( vozitësi i veturës Golf II ), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në QKUK.

Ndërsa personi tjetër i lënduar është B. Z. 13 vjeç, femër, shtetase e Kosovës, ( pasagjere në veturën Golf II ) e cila pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është liruar nga QKUK-ja.

Lidhur me këtë aksident një person ( ngasësi i Audi -së) është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz