Aksident trafiku në Milloshevë, një veturë rrokulliset nga përplasja
BILLI·

Një aksident trafiku ka ndodhur te vendi i njohur si udhëkryqi i Milloshevës në magjistralen Prishtinë – Podujevë
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes – rreth orës 06:30.
Në fotografi shihet se një nga veturat e përfshira në aksident është rrokullisur nga përplasja, derisa një numër tjetër makinash janë përfshirë në këtë rast.
Gjithashtu, si pasojë e aksidentit, ka pasur bllokim të rrugës për një kohë.

Lexo edheAbazi tregon skenarin SHIK-ut me Ahmetin dhe Molliqajn për Vetëvendosjen, ka një paralajmërim tronditës për Albin Kurtin















