back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeAksident trafiku në Fushë Kosovë, afër ishte edhe deputeti i Kuvendit (Foto)

Aksident trafiku në Fushë Kosovë, afër ishte edhe deputeti i Kuvendit (Foto)

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Para pak çastesh, në Miradi të Ulët (Dobrevë) të Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku.

Në disa foto të siguruara nga “Indeksonline” shihen pamjet e këtij aksidenti që ndodhi në njërën prej pompave të benzinës.

Njësitet e Policisë së Kosovës si dhe ambulanca kanë dal në vendin e ngjarjes. Mësohet se një person është dërguar me emergjencë për spitalin përkatës.

Vlen të theksohet se aty afër ishte edhe deputeti i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Anton Quni.

Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë, Daut Hoxha, i cili ka treguar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë, e cila ka goditur disa skele ku kanë qenë duke punuar disa punëtorë.

Nga ky aksident janë lënduar dy persona, të cilët janë duke u trajtuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti ka ndodhur tek pompa e benzinës Al Petrol, ndërkaq policia ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas njoftimit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz