Një 10-vjecar ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një kamion, sot në orën 14:00, në fshatin Grabovc. Policia ka konfirmuar lajmin për Gazetën Express, duke bërë të ditur se viktima nuk ka mundur të ju mbijetoj plagëve edhe pasi është dërguar në QKUK.
Sot pasdite, në një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motociklete ka ndërruar jetë një djalë i moshës 10-vjecare.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Express se viktima nuk ka arritur të ju mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pasi që është dërguar në QKUK.
Policia ka bërë të ditur se hetuesit rajonal janë duke u marrë me rastin./Express.