Aksident i rëndë në autostradë, humbet jetën drejtuesi i taksisë dhe pasagjerja
BILLI
Lexo edheKur t’i shikoni këto foto nga Shqipëria do niseni menjëherë për pushime, ja çfarë shkruajnë mediat huaja
Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në autostradën Tiranë Durrës ku për pasoj kanë humbur jetën 2persona.
Një mjet taxi është goditur nga pas nga një mjet tip Benz, ku ky i fundit ka sjell më pas dhe ngjarjen e rëndë. Por automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.
Më datë 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.
Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
Lexo edheKur t’i shikoni këto foto nga Shqipëria do niseni menjëherë për pushime, ja çfarë shkruajnë mediat huaja
Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.
Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas.
Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.