Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Policia e Tiranës sqaron se rreth orës 18:49, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë-Durrës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se janë përplasur tre automjete, konkretisht mjeti tip Ford Focus me drejtues shtetasin E.P., 22 vjeç, mjeti tip Fiat Punto me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç dhe mjeti tip Volswagen Golf, me drejtuesin shtetasin S.L., 33 vjeç.
Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar lehtë shtetasit:
– S.L., 33 vjeç ( drejtues i mjetet tip Volsëagen Golf).
– I.S., 25 vjeç, K.D., 29 vjeç dhe Xh.H., 17 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/Gazeta Express/


