Aksident në Skenderaj, pesë persona mbesin të lënduar
03

Lexo edheDetaje nga policia për aksidentin në Skenderaj

Pesë persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave dje në fshatin Rezallë e Re në Skenderaj.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës dhe nuk përmendet për ndonjë person të arrestuar lidhur me këtë rast.

Lexo edheDetaje nga policia për aksidentin në Skenderaj
“Fsh. Rezallë e Re, Skenderaj 08.01.2020-15:11. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, bëhet e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.