back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeAksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona

Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona

Të ngjajshme

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dhe kanë pësuar lëndime katër persona, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë, rreth orës 21:00, në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz