Aksident në mes të 3 veturave në Drenas, 2 të lënduar
03

Lexo edheKandidati i Skenderajt: Po ballafaqohemi me kohë të vështira, le të bashkohemi përmes PDK’së

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në rrugën Drenas-Komoran.
Aksidenti është shënuar në fshatin Poklek i Ri. Sipas një dëshmitari të Indeksonline, në këtë aksident janë të përfshira disa vetura.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Zëdhënsja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti
“Rreth orës 18:30 ka ndodhur një aksident në rrugën Drenas-Komoran, në mes tri automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy persona”, ka thënë ajo.

Lexo edheKandidati i Skenderajt: Po ballafaqohemi me kohë të vështira, le të bashkohemi përmes PDK’së
Me rastin po merret njësiti i trafikut.
