Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjilan-Ferizaj, konkretisht në dalje të fshatit Partesh. Nga ky aksident jetën e ka humbur një grua dhe është lënduar rëndë një fëmijë, raporton Gazeta Express.
Fëmiju është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Për këtë aksident ka dhënë detaje Ismet Hashani nga policia rajonale e Gjilanit.
“Ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Gjilan-Ferizqaj në dalje të fshatit Partesh.. një grua ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, një fëmijë është lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin”, tha Hashani për Gazetën Express.
Ndryshe, Express merr vesh se viktima është rreth moshës 30 vjeçare.
Ndërkohë, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Numri i aksidenteve fatale është rritur së fundmi, sipas të dhënave zyrtare nga PK, brenda këtij viti në aksidente të ndryshme trafiku jetën e kanë humbur mbi 25 persona. /Express



