Aksident mes një autobusi dhe dy veturave në Bresje, tre të lënduar
dp

Lexo edheAfati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza e Abdixhiku po angazhohen për një emër konsensual

Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe dy vetura, si dhe janë lënduar tre persona, shkruan lajmi.net.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Policia është njoftuar për një aksident trafiku të shkaktuar ne rr. Prishtine Pejë, ne Bresje, ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/

Lexo edheAfati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza e Abdixhiku po angazhohen për një emër konsensual