back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeAksident me fatalitet në Korroticë të Drenasit, shoferi humb kontrollin mbi automjetin...

Aksident me fatalitet në Korroticë të Drenasit, shoferi humb kontrollin mbi automjetin dhe rrokulliset në shiritin e majtë

Të ngjajshme

Blero si 47-vjeçar, i dashuruar si kurrë më parë (Foto)

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi duket se ka gjetur...

Policia gjen municion në Prizren- detaje nga rasti

Një rast i gjetjes së municionit është raportuar dje...

Dy raste të ngacmimit në rajonin e Prishtinës për 24 orë

Dy raste të ngacmimit kanë ndodhur brenda 24 orëve...

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 02:08 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Korroticë të Drenasit.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka thënë se në këtë aksident ka qenë automjeti Toyota Corolla me targa vendore.

Sipas Hoxhës, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pasi që gjatë lëvizjes, shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës, shkruan lajmi.net.

“Në vendngjarje ka arritur ekipi emergjent, te cilët kanë marr personin e lënduar dhe e ka transportuar per trajtim mjekësor, por me vone mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ne vend te ngjarjes kanë dal ekipet relevante policore per te hetuar shkaqet tjera te aksidentit, ndërsa me urdhër te prokurorit trupi i pa jete mbetet të dërgohet ne obduksion”, ka njoftuar Hoxha.

Hoxha ka thënë për lajmi.net se gjatë periudhës kohore janar-korrik 2025, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa 33 prej tyre apo 55.9% kanë qenë shoferë.

“Kërkojmë nga te gjithë pjesëmarrësit në trafik, ne veçanti drejtuesit e automjeteve ( shoferët) qe te jene vigjilent gjate drejtimit te automjeteve, ne mënyrë qe te shmangen aksidentet rrugore qe shpesh po rezultojnë me humbje të jetëve njerëzore. Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi, me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve të tilla tragjike”, ka thënë Hoxha. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz