back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeAksident i rëndë në Zvicër, vdes një kosovar

Aksident i rëndë në Zvicër, vdes një kosovar

Të ngjajshme

Labi paralajmëron Toneyn: Nëse del ti dal edhe unë

Labinot Rexha gjatë një bisede me Toneyn dhe Ludon,...

Hansi Flick i ‘shtyen’ bisedimet për kontratën e re me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është shndërruar në figurën...

Hamza i kundërpërgjigjet Kurtit: Rritja e pagave me 50 për qind është e realizueshme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Kush është Justina Shiroka Pula, gruaja e parë në krye të ASHAK-ut?

Akademikja Justina Shiroka Pula është zgjedhur kryetare e Akademisë...

Një shtetas i Kosovës, 46 vjeçar, me banim në Kantonin St. Gallen, ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur sot para orës 8.

Kosovari ka qenë duke e ngarë makinën tatëpjetë rrugës Tigelbergstrasse në drejtim të fshatit Berneck, kur, për shkaqe të panjohura, ka dalë nga rruga duke e goditur dhe depërtuar një rrethojë, transmeton albinfo.ch.

Pas kësaj, makina duket të jetë përplasur disa herë në bregun e rrëshqitshëm ku ka rënë pas kalimit të rrethojës.

Në fund, shoferi është katapultuar nga makina para se ajo të ndalej përfundimisht.

Mjeku i urgjencës dhe ekipi shpëtimtar i ardhur ndërkohë, kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e kosovarit.

Incizimi i vendit të ngjarjes, për shkak të terrenit të vështirë, paraqitet i ndërlikuar dhe pritet të marrë një kohë të konsiderueshme, thonë në polici.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz