Aksident i rëndë në Zallq të Istogut, lëndohen tre persona, dërgohen në spitalin e Pejës
dp

Lexo edheBQK paralajmëron qytetarët për mashtrimet online: Kujdes nga SMS-të mashtrues

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Zallq të Istogut, ku janë lënduar tre persona.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova për Gazetën Express, i cili ka shtuar edhe se, të njëjtit janë dërguar për tretman në spitalin e Pejës.
‘’Sot rreth orës 15:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 3 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor’’, ka thënë ai.

Lexo edheBQK paralajmëron qytetarët për mashtrimet online: Kujdes nga SMS-të mashtrues