back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeAksident i rëndë në Greqi, tre shqiptarë shkrumbohen brenda makinës, dy të...

Aksident i rëndë në Greqi, tre shqiptarë shkrumbohen brenda makinës, dy të plagosur rëndë

Të ngjajshme

Tre shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik të ndodhur mesditën e së hënës në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos.

Mediat greke raportojnë se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura dhe mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes, duke çuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.

Kamioni thuhet se u përplas kokë më kokë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 shqiptarë me banim në Athinë, një burrë 59-vjeçar, një burrë 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e fundit arriti të dilte vetë nga makina.

Mjeti tjetër i përfshirë në aksident mbante 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç. Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinisë me lëndime të lehta. Raportohet se edhe shoferi me shtetësi bullgare i kamionit  është plagosur rëndë.

Forca të mëdha zjarrfikëse me 22 zjarrfikës dhe 9 automjete, 3 ambulanca dhe policia shkuan me nxitim në vendngjarje. Zjarri u përhap edhe përreth autostradës Egnatia, në zonat rurale. Pak pas orës 16:00, përfundoi devijimi i përkohshëm i trafikut të automjeteve në rrjetin kombëtar Komotini – Porto Lagos – Xanthi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz