BallinaLajmeAKR nuk e pranon shkarkimin e Sefajt, kërkon sqarime nga Haradinaj

AKR nuk e pranon shkarkimin e Sefajt, kërkon sqarime nga Haradinaj

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Trump i jep ultimatum 48 orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një ultimatum drejt...

Pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, i urdhëruar nga Kryeministri Haradinaj, partia e Pacollit nuk e pranon këtë vendim.

Aleanca e Kosova e Re, nuk e pranon shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj. Vendimin për shkarkimin e tij e ka marrë sot kryeministri Ramush Haradinaj.

Lirimin nga pozita e ministrit të Brendshëm, e kanë kërkuar edhe Lista Srpska si kusht për mos shpalljen e Asociacionit të njëanshëm. Ky kusht erdhi pas arrestimit të Marko Gjuriqit, që ndodhi të hënën e kësaj jave.

Burime të Expressit brenda AKR’së thonë se Haradinaj e shkarkoi ministrin Sefaj pas kërkesës së Listës Srpska, të udhëhequr nga Millan Radojçiq.

Edhe pse vendimi i nënshkruar nga Haradinaj thotë se shkarkimi u bë për arsye të ndërprerjes së leje qëndrimeve të shtetasve turq dhe deportimit të tyre në Turqi, AKR nuk e beson këtë.

Lista Srpska prej të hënës kërkojnë që të dënohen përgjegjësit e arrestimit të Gjuriqit, ndërsa ministri i Brendshëm Flamur Sefaj, dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, të shkarkohen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz