back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeAKR mbetet pa Zëvendëspresidente, zbardhen detaje pse Reshitaj shkoi te Haradinaj

AKR mbetet pa Zëvendëspresidente, zbardhen detaje pse Reshitaj shkoi te Haradinaj

Të ngjajshme

Partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja, tradicionalisht përballet me largimet e zëvendëspresidentëve. Prej themelimit të partisë Pacollët e kanë këtë pozitë terse. Janë disa emra të njohur që braktisën këtë pozitë edhe jo të ulët brenda partisë. Mimoza Kusari, Dardan Gashi, Ibrahim Gashi, Ibrahim Makolli, Korab Sejdiu e së fundmi edhe Albena Reshitaj. Kjo e fundit ende pa dhënë dorëheqje formale kaloi si Këshilltare e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Burime të Express kanë treguar se Reshitaj iku nga Ministria pasi nuk pranoi të nënshkruante një tender për Brezovicën.

Të gjithë emrat më lartë shtegtuan nëpër parti e pozita të tjera. Aktualisht nuk dihet se kush do ta plotësojë pozitën vakante të AKR-së. Për këtë çështje nuk ka dhënë koment nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri. I kontaktuar nga Gazeta Express Bahtiri nuk u përgjigj më pas nuk e hapi telefonin.

Sidoqoftë, ikja pa asnjë shpjegim e Albena Reshitajt nga posti i ministres së Ambientit në pozitën e këshilltares së Haradinajt, vazhdon të mbetet e paqartë. Aktualisht Albena Reshitajt ka hyrë në mesin e dhjetari këshilltarëve të Kryeministrit.

I vetmi nga AKR-ja që ka folur për kalimin e Reshitajt prej AKR-së te Ramush Haradinaj është Fatmir Matoshi.

Matoshi deklaroi se Reshitaj e ka degraduar pozitën e zv.presidentes së AKR-së.

“Nuk është qëndrim i partisë por mëndim i imi,  zonja Reshitaj e ka degradu pozitën e zv. presidentit të AKR-së”, deklaroi Matoshi, për FRONTAL të T7.

Ai shtoi se nuk shkojnë të dyja bashkë edhe pozita e këshilltares te Haradinaj edhe pozita e zv.presidentës së AKR-së.

“Nuk mund të shkojnë këto dyja bashkë, edhe të jetë këshilltare e Kryeminsitrit edhe të jetë zv.presidente e AKR-së. Realisht këto nuk shkonë mirë mes veti”, tha Matoshi.

Lidhur me vendimin e Reshitajt ai tha se do të vendosë struktura e partisë.

“Por sido që të jetë vendimi do të jetë i strukturave të partisë,  i këshillit drejtues, ne jemi parti liberale nuk ngutemi ne marrjen e vendimeve. Zakonisht i lëmë të tjerët që të refleoktojnë vetë prej gabimeve të veta”, tha Matoshi.

Ndërkohë është raportuar se largimi i Reshitajt nga pozita e Ministrit kishte ardhur pasi Sekretari i AKR’së kishte nisur një fushatë kundër saj në portalin privat.

Ndërkohë, burime të Express brenda Qeverisë kanë thënë se largimi i Reshitajt ka ardhur për shkak se ajo nuk është pajtuar të nënshkruajë një tender për Brezovicën, në të cilin ishin të përfshirë Hashim Thaçi e Behgjet Pacolli. Në gjithë këtë histori, sipas burimeve, Reshitajt i ishte incizuar një bisedë që kishte pasur me Agim Bahtirin, për disa projekte të Mitrovicës.

Albena Reshitaj, e cila njoftoi se po largohet për çështje personale nga Ministria e Ambientit, menjëherë kaloi në Kabinetin e Kryeministrit Haradinaj.

Ajo nuk ka pranuar ende të thotë asnjë fjalë për transferin që ka bërë nga AKR te Haradinaj.

Burime të Express kanë thënë se Ramush Haradinaj është i njoftuar tërësisht për problemet që ka pasur Reshtiaj dhe të njëjtës i ka sygjeruar të raportojë të gjitha detajet në Prokurori te Aleksander Lumezi.

- Advertisement -

Të Fundit