BallinaLajmeAKR-ja mund ta mbështesë PAN-in

AKR-ja mund ta mbështesë PAN-in

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila ka arritur t’i sigurojë katër deputetë në listën e përbashkët me LDK-në e Alternativën, ka një rol tejet të rëndësishëm për koalicionin LAA. Po ashtu, roli i këtij subjekti nuk zbehet edhe nëse kalon te koalicioni më i madh PAN, pasi që katër deputetët e kësaj partie ndihmojnë në sigurimin e votave të nevojshme për bërjen e Qeverisë.

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë që deputetët e këtij subjekti të dalin individualisht në mbështetje të PAN-it dhe ta votojnë Qeverinë. Nga ana tjetër, përfaqësues të AKR-së thonë se ky subjekt do të vendosë se kah do të shkojë tek pas mbledhjeve që do të mbahen tash pas rezultateve zyrtare, shkruan “Zëri”.

Kandidatja për deputete e AKR-së, Myzejene Selmani, ka thënë se për fatin e AKR-së do të vendoset pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

“Momentalisht duhet të priten rezultatet e KQZ-së e mandej vendoset kush kah po shkon. E gjithë esenca është që ne t’i kemi rezultatet, mandej mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues, mbledhja e Kryesisë dhe atëherë organet e Kryesisë dalin me vendim”, ka deklaruar ajo për “Zërin” pak para se të dalin rezultatet zyrtare.

Nga ana tjetër, politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se bërja e shpejtë e koalicioneve parazgjedhore sjell rrezikun që ato të mos qëndrojnë pas zgjedhjeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz