AKR-ja e gatshme të hyjë në koalicion me VV-në
BILLI

Lexo edheVjosa Osmani flet për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje

Sekretari i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, ka bërë me dije se partia e tij është e gatshme të bisedojë me Lëvizjen Vetëvendosje në të mirë të shtetit, shkruan Gazeta Insajderi.
Ai në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka folur rreth krijimit të qeverisë së re, se a do të diskutojnë me LVV-në në lidhje me ndonjë koalicion të mundshëm nëse nuk ec përpara marrëveshja me LDK-në.
Makolli, ka pohuar se deri tash nuk kanë pasur asnjë ofertë nga asnjë subjekt, mirëpo, thotë se janë të hapur për të vepruar në të mirë të shtetit.

Lexo edheVjosa Osmani flet për marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje