Akciza e cigareve do të rritet edhe 11 %
Sipas raportimit që qeveria shqiptare ka bërë në Komisionin Evropian niveli i akcizës për 1000 cigare është 44 euro që nga 1 janari 2018, por deri me 2021 taksimi me akcizë do të shkojë 48,9 euro për 1000 cigare, me një rritje 11 % nga niveli aktual
Akciza e cigareve do të rritet së paku edhe me 11 % deri në vitin 2021, si një kusht që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të integrimit me BE.
Sipas raportimit që qeveria shqiptare ka bërë në Komisionin Evropian niveli i akcizës për 1000 cigare është 44 euro që nga 1 janari 2018, por deri me 2021 taksimi me akcizë do të shkojë 48,9 euro për 1000 cigare, me një rritje 11 % nga niveli aktual, shkruan ‘Monitor’.
Që nga viti 2016 Shqipëria ka taksuar me akcizë 18 euro për kilogram duhanin e prodhuar në vend në përpjekje për të redaktuar informalitetin në prodhimin vendas të këtij produkti, përcjell albinfo.ch.
Lexo edheGranit Xhaka “e regj” me valle shqiptare, mos e humbisni! (Video)
Në kuadër të integrimit në BE në aspektin fiskal Shqipëria duhet të rrisë bashkëpunimin administrativ. Në këtë drejtim duhet të nënshkruhen marrëveshjet e taksimit të dyfishtë me Danimarkën, Qipron, Lituaninë, Portugalinë, Sllovakinë dhe Finlandën.
Sa i përket kapacitetit operacional dhe kompjuterizimit, administrata tatimore ka 1569 punonjës, 22 prej të cilëve u shkarkuan për shkak të masave disiplinore vitin e kaluar. Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ende nuk ka kapacitetin teknik për të realizuar shkëmbimin efikas të informacionit me standardet BE-së. Sistemi elektronik i administrimit të taksave ka funksionuar që nga janari i vitit 2015 si një rrjet me një platformë qendrore që vepron në të gjithë administratën tatimore, por strategjia aktuale e departamentit të iT-së nuk ofron hapa dhe afate kohore për të arritur ndërlidhjen dhe ndërveprimin me sistemet e BE-së.














