back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeAkademiku që refuzoi dekoratën e Presidentit Hashim Thaçi

Akademiku që refuzoi dekoratën e Presidentit Hashim Thaçi

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Edhe një personalitet tjetër i bashkohet njerzëve që kanë refuzuar dekoratën nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për kontributin në rastin dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Është ky Akademiku, Rexhep Qosja.

Qosja thotë se do të donte të mos ishte i detyruar të refuzojë këtë çmim, që sipas tij do të duhej t’u sillte nderim e mburrje atyre që u jepet, megjithatë ai thotë se ka arsye për të refuzuar këtë dekoratë.

“Prej medieve mësova se qenkam i dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: i dekoruar për pjesëmarrje në Konferencën e Rambujesë e të Parisit për Kosovën në vitin 1999. Është kjo Dekoratë e çmuar sepse është dekoratë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ajo u sjell nderim dhe mburrje atyre që u jepet. Do të doja, prandaj, që prej ndërgjegjes sime të mos isha i detyruar ta refuzoja këtë çmim! Pse e refuzoj? E refuzoj sepse është çmimi i dhënë prej një regjimi, i cili me politikën e brendshme dhe me politikën e jashtme i ka sjellë dhe po i sjell shumë dëme dhe komprometime shtetit të Kosovës sot”, ka shkruar ndër të tjera Qosja./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz