BallinaLajmeLajmet e Fundit“Ajo ka nevojë për trajtim psiko-social”, Ramabaja i VV-së fyen rëndë deputeten...

“Ajo ka nevojë për trajtim psiko-social”, Ramabaja i VV-së fyen rëndë deputeten Musliu

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Mbështetësit të zjarret të VV-së, Sadri Ramabaja, i ka mbetur hatri fort që deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot ia ka ndërprerë seancën Avni Deharit, duke ia kapur mikrofonin.

Duke e kritikuar veprimin e saj, Ramabaja ka përdorur gjuhë të ulët ndaj deputetes së PDK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ramabaja ia ka bërë psikoanalizën Musliut.

Sipas tij, ajo ka nevojë për trajtim psiko-social.

“Atëherë kur politikanët janë produkt i krimit, korrupsioni [edhe moral] bëhet normë. Ndërkaq sjellja prej gangstereje e deputetes G.M. shndërrohet në dhunë të lloit të vet, alias poshtrim i institucionit – i Tempullit të demokracisë. Këtë sjellje duhet tratuar me seriozitetin më të madhë, meqë është alarm i lloit të vet për rrezikun që e pret shoqërinë kur politika pushtohet nga interesa të errëta. Ky lloj pushtimi po reflektohet nga qëndrimi an bllok i opozitës duke refuzuar rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025”, ka shkruar ai, duke degraduar gjuhen ndaj deputetes së VV-së.

“Këtë kategori njerëzish babai i psikoanalizës, Sigmund Freud, i cilëson si individ me çrregullim të “Super-Egos”. Sipas tij, “Super-Ego-ja” përfaqëson normat morale të internalizuara. Studjues tjerë të fushës [Otto Kernberg…], do ta cilësonin këtë sjellje të GM. edhe si produkt i kompleksit të fuqisë dhe narcizmit patologjik. Tek kjo kategori të qenunit në politikë ka prodhuar një lloj vetëdije të shtrembëruar të drejtësisë. Rrjedhimisht ajo ka nevojë për trajtim psiko-social. Këtë trajtim ia ka bërë sot media në mënyrën më të mirë të mundshme përmes ushtrimit të terapisë kolektive”, ka shkruar Ramabaja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz