Aida Dërguti me uniformë të UÇK-së dhe kallashnikov në luftë (Foto)
BILLI

Lexo edheLAJMI I FUNDIT/ Zjarr i madh në një pallat në Tiranë, rrezikohen banorët (VIDEO)

Dikur mbante pushkën në duar për të mbrojtur atdheun e saj, sot me fuqinë e fjalëve mundohet të bëjë më të mirën për të ardhmen e vendit.
Aida Dërguti e cila tashmë është deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, është ndër të paktat femra deputete që ishte pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një fotografi shihet Aida Dërguti veshur me uniformën e UÇK-së ku në krahë mban edhe kallashnikovin, gjë që tregon se Dërguti edhe sot e asaj dite ende e ka një shpirt luftarak.
E këtë më së miri na e vërtetojnë edhe sjelljet e saj në Kuvend ku dje ajo gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka hedhur gaz lotsjellës.

Lexo edheLAJMI I FUNDIT/ Zjarr i madh në një pallat në Tiranë, rrezikohen banorët (VIDEO)