HomeLajmeAhmeti uron Gjinin për zgjedhjen si kryetar i AAK-së: Suksese në këtë...

Ahmeti uron Gjinin për zgjedhjen si kryetar i AAK-së: Suksese në këtë përgjegjësi të re!

Të ngjajshme

Fabrika e municionit synon forcimin e mbrojtjes dhe zhvillimin industrial

Ndërtimi i fabrikës së municionit në Jahoc të Gjakovës...

Kina dhe roli i saj gjeopolitik në epokën e rivalitetit global

Shkruan: LUAN RAMA Vizita e Presidentit Trump në Pekin, Tajvani,...

Rrahmani sot zhvilloi ndeshjen e 200-të me Napolin

Sot ishte ditë speciale për Rrahmanin, luajti ndeshjen e...

Javë e nxehtë po vjen, temperaturat arrijnë deri në 29 gradë

Java parashihet të karakterizohet me mot relativisht stabil, ku...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Ardian Gjinin për zgjedhjen si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se AAK ka luajtur rol të rëndësishëm në konsolidimin e pluralizmit politik në Kosovë, si një forcë shtetformuese që ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në proceset e shtetndërtimit.

“AAK, si parti që në ADN-në e saj ka çështjen kombëtare, ndërtimin e shtetit dhe orientimin euro-atlantik drejt NATO-s dhe BE-së, ka ruajtur për dekada këtë qëndrim të qartë dhe të palëkundur, nën udhëheqjen e themeluesit të saj, z. Ramush Haradinaj”, ka shkruar ai.

Ahmeti u shpreh i bindur që Gjini, me përvojën dhe përkushtimin e tij, do të vazhdojë këtë rrugë me përgjegjësi dhe vizion, në të mirë të AAK-së dhe të Republikës së Kosovës.

“Urime dhe suksese në këtë përgjegjësi të re!”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz