
Sipas hulumtimeve të fundit, Agnesa Sinanaj po renditet ndër figurat më të pëlqyera të elektoratit të LDK-së në Prizren, duke u konsideruar si një nga pretendentet më serioze për mandatin e saj të tretë në Asamble.
Me përvojë të dëshmuar gjatë dy mandateve si asambleiste, Agnesa është dalluar për aktivitetin e saj të pandërprerë, angazhimin e përgjegjshëm dhe votëbesimin e lartë nga qytetarët.
Si ekonomiste me profil profesional të gjerë, ajo ka mbajtur pozita me përgjegjësi të lartë si:
• Këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë,
• Financiere në disa korporata private,
• dhe zyrtare në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Aktualisht, ajo ushtron detyrën e sekretares në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.
Përkushtimi, profesionalizmi dhe besueshmëria që Agnesa ka ndërtuar ndër vite, po e udhëheqin atë drejt një suksesi të ri politik dhe vazhdimësisë së punës në shërbim të qytetarëve të Prizrenit.
