back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeAGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

Të ngjajshme

Trump thotë se ShBA’ja po vazhdon operacionet “në shkallë të gjerë” në Iran

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e...

Totaj: PDK kërkon marrëveshje para se të propozojë presidentin, nuk i bën kuorumin VV-së

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se Partia Demokratike...

Aksident i rëndë mes dy veturave në Hajvali

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në...

Isufi: Mosftesa e AAK-së në konsultimet për presidentin lidhet me qëndrimin kritik ndaj qeverisë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të Nacionales, Burim Pacolli, i cili është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e sotme, gjë të cilën e ka njoftuar mediumi ku punon.

AGK-ja ka ftuar policinë për gjetjen dhe kapjen e autorëve, duke thënë se liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë. Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz