back to top
Monday, March 9, 2026
BallinaLajmeAGK dënon pengimin e gazetares Vesa Hoda nga mbrojtja e afërt e...

AGK dënon pengimin e gazetares Vesa Hoda nga mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti

Të ngjajshme

“Move On” nga Era, hiti i momentit kudo ku dëgjohet shqip

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Era Istrefi, ka lansuar...

Cilat janë ushtrimet që e kanë zgjatur karrierën e 40-vjeçarit Luka Modriç?

Pas një tjetër paraqitjeje të shkëlqyer në derbin e...

Dënohet me 20 vjet burgim e akuzuara për vrasjen e kunatit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtore dhe...

Vrau kunatin e saj më 2024, Nazmije Millaku dënohet me 20 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtore dhe...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pasi gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, është penguar fizikisht nga pjesëtarë të mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, derisa po tentonte të parashtrojë pyetje për çështje të interesit publik.

Në reagimin e publikuar, AGK-ja ka dënuar sjelljen e pjesëtarëve të sigurisë, duke theksuar se pengimi i gazetares përbën cenim të punës së mediave.

Sipas njoftimit, gazetarja kishte tentuar të bënte pyetje lidhur me krizën rreth zgjedhjeve të reja pas një ngjarjeje, kur njëri nga pjesëtarët e Policisë e ka shtyrë fizikisht.

“Kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u ka bërë thirrje institucioneve që të respektojnë punën e mediave dhe të mos krijojnë pengesa për raportim.

“AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit që mos krijojnë pengesa, por të lejojnë gazetarët dhe mediat që të bëjnë punën e tyre në kërkim të përgjigjeve për tema të interesit publik”, thuhet më tej në reagim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz