Agjërimi në vendet ku pothuajse nuk perëndon dielli
Myslimanët të cilët jetojnë në rrethin e Arktikut përballen me një nga kushtet më sfiduese në Ramazan sepse atje dita zgjat 24 orë.
Zonat ku përfshihen Laponia, Finlanda dhe Suedia gjatë muajve të verës gati se nuk e përjeton perëndimin e diellit, shkruan islambosna.
Muhamedi nga Finlanda thotë: “Agjërimi fillon në ora 1:35 të mëngjesit ndërsa iftari është në ora 12:48 të natës. Kështu që agjërojmë 23 orë e pesë minuta. Miqtë dhe familja ime që jetojnë në Bangladesh nuk mund të besojnë se mund të agjërojmë mbi 20 orë në ditë.

Lexo edheAkuza të shumta për paratë e mbledhura tek Fondi Vendlindja Thërret (Video)
“Kur dëgjojnë se ne këtu agjërojmë nga 23 orë thonë: “Kjo është e pabesueshme, si qëndroni.” Duke iu falënderuar Allahut qëndrojmë dhe na shkon shumë mirë”, thotë Muhamedi.
Ai thotë se myslimanët tjerë në vendet fqinje kanë gjetur mënyra tjera për t’u përshtatur duke shtuar: “Disa myslimanë që jetojnë në Laponi, ndjekin orarin e Lindjes së Mesme, sepse ndjekin vendin më të afërt mysliman, Turqinë”. Pra ata agjërimin e fillojnë me orarin e Turqisë dhe e mbarojnë me atë orar.














