back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëAgim Bahtiri thotë se Mitrovica zbukurohet me para të biznesmenëve, edhe ai...

Agim Bahtiri thotë se Mitrovica zbukurohet me para të biznesmenëve, edhe ai do të jap para

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ani pse ditë më parë tha se nuk do ta zbukurojë Mitrovicën e Jugut për festat e fundvitit, kryetari Agim Bahtiri siç duke ka ndryshuar mendje, duke thënë se do ta bëj një gjë të tillë me buxhet privat, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Bahtiri tha se paratë do të dhurohen nga disa biznesmenë dhe vet ai.

“Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale.”, tha ai.

Postimi i plotë:

Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë peoces, ju njoftoj se kam marrë vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit.

Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit.

Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale.

Të Fundit

Sport

ShowBiz