BallinaSportAgim Ademi: Kosova mbyll me krenari kualifikueset, siguron “play-off”-in historik për Botërorin...

Agim Ademi: Kosova mbyll me krenari kualifikueset, siguron “play-off”-in historik për Botërorin 2026

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar pas barazimit 1:1 ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”, rezultat me të cilin Kosova e mbylli me sukses ciklin kualifikues dhe siguroi për herë të parë në histori pjesëmarrjen në “play-off” të Botërorit 2026.

Ademi u shpreh se Dardanët dhanë një paraqitje të jashtëzakonshme dhe treguan shpirt të madh gare, duke e kurorëzuar ndeshjen me golin e Florent Muslijës, që vulosi meritueshëm barazimin.

“Këtë cikël e mbyllim me krenari, me zemër të plotë dhe me pjesëmarrjen historike në ‘play-off’,” theksoi ai, duke rikujtuar bilancin e Kosovës: 3 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje.

Presidenti i FFK-së përgëzoi nga zemra futbollistët, përzgjedhësin Franco Foda, stafin teknik e mjekësor, si dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë rrugëtim. Ai falënderoi edhe tifozët “Dardanët” për mbështetjen e pandërprerë, si dhe ekipin organizativ të ndeshjes që, pavarësisht reshjeve të mëdha, siguroi kushte optimale për lojë.

“Asnjë pengesë nuk e ndali sot Kosovën, as në fushë, as jashtë saj,” deklaroi Ademi, duke shtuar se ekipi do të rikthehet në mars “edhe më i fortë”, drejt ëndrrës së madhe, Botërorit 2026. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz